Kategoria e Dytë
Edhe në Kategorinë e Dytë do të luhet një ndeshje ditën e sotme. Saktësisht do të sfidohen mes tyre 2 ekipet e grupit B, të cilët do të luftojnë për fitoren në kuadër të javës së 7-të të kampionatit.
Në orën 13:00 do të sfidohen mes tyre Tomori dhe Këlcyra. Një duel mbijetese luhet në Berat, me vendasit që do të tentojnë fitoren e parë sezonale.
Njëjtë edhe Këlcyra, të cilët mbajnë vendin e fundit në klasifikim pas 6 ndeshjes.
Poll
