Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA II

E nisi kampionatin bindshëm, Besëlidhja “TËRBON” tifozët me vendimin e PAPRITUR

Shkruar nga NEWSPORT
E nisi kampionatin bindshëm, Besëlidhja “TËRBON”
Besëlidhja

Skuadra e Besëlidhjes së Lezhës tregoi “dhëmbët” që në javën e parë të Kategorisë së Dytë, duke fituar pa problem në Shkodër kundër Basania (2 – 0). E qartë se ata kanë objektiva madhor për të ardhmen me një projekt ambicioz, fillimisht ngjitjen në Kategorinë e Parë e më pas në Superiore.

Ditën e sotme, Besëlidhja ka dhënë një njoftim shumë të rëndësishëm për tifozët, e ku pritet të rris mbështetjen për ekipin. Konkretisht, bordi i skuadrës në fjalë, sëbashku me Bashkinë e Lezhës kanë marrë vendimin që hyrja të jetë falas në stadium për seoznin 2025-2026:

“NJOFTIM: Pas konsultimit me bordin e ri drejtues të Klubit të Futbollit Besëlidhja me Presidentin z.Pjerin Fushaj dhe me Kryetarin e Bashkisë Lezhë z.Pjerin Ndreu u vendos që hyrja në stadiumin Besëlidhja të jete pa pagese për të gjithë sezonin futbollistik 2025 - 2026, për perkrahësit e ekipit tonë të zemres”.  

Poll

Lexo gjithashtu