Kategoria e Dytë do të lujë ndeshjet e radhës në fundjave. Kështu të shtunën dhe të dielën ekipet e grupit A dhe B do të zbresin në fushë për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 11-të. Të gjitha ndeshjet si gjithmonë do të luhen në të njëjtin orar, 13:00.
Të shtunën mes tyre do të sfidohen ekipet e grupit A. Takime mjaft interesante janë në program për t’u zhvilluar. Sopoti pret në shtëpi Basanian, ndërsa Luzi sfidon Naftëtarin. Besëlidhja udhëton në transfertë për t’u përballur me Gramshin, po në transfertë do të luajë edhe Veleçiku ndaj Albanëve. Ndërkohë Mulrani pret Tërbunin dhe Iliria pret Adriatikun.
Të dielën do të jetë radha e skuadrave të grupit B për të zbritur në fushë. Interesante është sfida mes Shkumbinit dhe Luftëtarit si dhe Tomori – Maliqi. Memaliaj do të luaj një ndeshje të vështirë në transfertë ndaj Orikut, teksa nga krahu tjetër Delvina pret në shtëpi skuadrën e Turbinës. Devolli – Këlcyra është një tjetër sfidë që merr vëmendjen në këtë grup, teksa këtë javë do të jetë pushim skuadra e Butrintit.
NDESHJET:
GRUPI A
SOPOTI – BASANIA
LUZI – NAFTËTARI
GRAMSHI – BESËLIDHJA
ALBANËT – VELEÇIKU
MURLANI – TËRBUNI
ILIRIA – ADRIATIKU
GRUPI B
SHKUMBINI – LUFTËTARI
TOMORI – MALIQI
ORIKU – MEMALIAJ
DELVINA – TURBINA
DEVOLLI - KËLCYRA