Klubi gramshiot mundi Murlanin e Vaut të Dejës këtë fundjavë që kaloi. Ky sukses ka ardhur atëherë kur duhej pikërisht.
Në këtë ndeshje u vu re dora e vënë e dyshes elbasanase Lleshanaku-bashalliu. Mos të harrojmë që kjo dyshe teknikës erdhi në krye të pankinës si debutuese në sfideën kundër klubit verior. Murlani është një skuadër me investime të vogla në një qytet të voçkël. Buzëqeshja rikthehet në kampin e gramshiotëve, por nuk dihet sa do të zgjasë.
Iliria e Fushë-Krujës, një ekip me shumë investime dhe me emër në këtë kategori udhëton për në Gramsh me synim fitoren. “Ilirianët” synojnë ngjitjen e ndaj duan të bëjnë Gramshin që të hidhërohet. Mirëpo dyshja e trajnerëve dëshiron të vazhdojë vrazhdën e fitoreve që ngriti me 3 pikëshin e parë. Ngjitja sa më lartë duke mos rrezikuar shuëm ëshët objektivi momental në kampin e të kuqve, por me Ilirinë detyra duket e vështirë.