
Basania nuk është ndalur për asnjë moment në merkato. Klubi nga rrethinat e Shkodrës ka bërë goditje boom ditën e djeshme, duke prezantuar lojatër të huaj, vendas dhe për më tepër një numër të konsiderueshëm.
Skuadra e Kategorisë së Dytë i ka të qarta objektivat për ngjitje dhe ndaj ka bërë nga ana formale afrimin e 9 lojtarëve. Një numër kaq i madh është sjell te jeshilët për të mos lënë hapësira as më të vogla prej të larguarve.
Më shumë spikasin 2 brazilianët Liam dhe Douglas, si dhe kolumbiani Juan Diego. Me futbollistët amerikano-latinë shkodranët dëshirojnë të rrisin kualitetet. Prej janarit mangësi nuk pritet të ketë me një merkato mbresëlënëse për nivelin e tretë të futbollit ku shkodranët ndodhen.