Kategoria e Dyte
Jo vetëm Superiorja dhe Kategoria e Parë, ditën e sotme do të zbresin në fushë edhe disa nga ekipet e Kategorisë së Dytë. Kështu në program janë 4 sfida për t’u zhvilluar në të njëjtën orë.
8 ekipet e grupit A do të përballen mes tyre për 3 pikët e javës së 10-të të kampionatit. Takime këto që startojnë në orën 13:00.
Albanët do të presin në shtëpi Besëlidhjen dhe mes tyre do të duelojnë për vendin e parë në tabelën e klasifikimit. Ndërkohë Gramshi do të luajë në transfertë ndaj Basanias.
Interesante janë edhe duelet Sopoti – Erzeni dhe përballja Veleçiku – Luzi i Vogël.
NDESHJET:
ALBANËT BESËLIDHJA
BASANIA - GRAMSHI
SOPOTI - ERZENI
VELEÇIKU - LUZI
Poll
