
Ditën e sotme KF Maliqi ka zyrtarizuar afrimet e kësaj merkatoje dimërore. Klubi I Kategorisë së Dytë ka prezantuar lojtarët e rinj si dhe ka lajmëruar të larguarit.
Maliqi në një postim në rrjetet sociale ka njoftuar 3 prurje të reja, të cilët janë tërësisht të huaj. Madje, tre afriemt I përkasin secili një kontienti të veçantë. Afrimi I parë është sulmuesi afrikan Ibrahim Deen. Shënuesi ganez vjen pas dy eksperiencave të mëparshme në futbollin shqiptar me Devollin dhe Pogradecin.
Valencia Angulo Emerson është përforcimi I radhës për maliqarët. Kolumbiani luan si mesfushor në të gjitha pozicionet e reparit. Ndërsa, për ta mbyllur është aziatiku Fujibayashi Hiroya. Japonezi luan si mbrojtës dhe më parë ka luajtur në Shqipëri për Albpetrol.
Klubi juglindor ka ndërprerë kontratën me 4 lojtarë. Ata janë Feliks Cane, Euxhenio Torollari, Samuel Jesus dhe Samuel Jeferson. 2 shqiptarët dhe 2 të huajit nuk do të jenë më pjesë e të kuqve për pjesën e dytë të sezonit.