Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

ZYRTARE/ Nga Besa e Kavajës te rivalët, trajneri i njohur merr në dorë “frerët” e pretendentëve të Superiores

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Nga Besa e Kavajës te rivalët, trajneri i njohur merr në
Emiljano Cela kur drejtonte Besen

Emiljano Çela është trajneri i ri i Pogradecit. Tekniku 40-vjeçar ishte i papunë, kur u largua nga Besa e Kavajës pasi i drejtoi ata në 19 ndeshje në Kategorinë e Parë.

Tashmë, Çela nis një aventurë të re në Pogradec, duke pasuar Ard Memën, i cili e mbylli me “liqenorët” disa ditë më parë. 40-vjeçari ka një karrierë interesante si trajner. Më parë, Emiljano Çela ka drejtuar ekipe si Kastrioti, Flamurtari, Kukësi dhe Besa.

NJOFTIMI:

Emiljano Çela, trajneri i ri i Pogradecit. Prezantimi zyrtar i Emiljano Çelës, i cili do të jetë bashkë me ndihmësin e tij, Bekim Kulli. Drejtuesit e klubit shpresojnë që me emërimin e Çelës, ekipi të marrë një kthesë pozitive.

Poll

Lexo gjithashtu