
Tashmë gjithçka është zyrtare. Alfred Allamani është trajneri i ri i klubit të Kukësit. Kështu, Allamani merr vendin e Emiliano Çelës, i cili para pak ditësh mori drejtimin e Besës së Kavajës.
41 vjeccari vjen te Kukësi pas dy eksperiencave të mëparshme si trajner. Allamani ka drejtuar ekipe si Turbina e Cërrikut dhe Valbona. Tashmë, tekniku është gati për aventurën te verilindorët.
Njoftimi i Kukësit:
WELCOME ALFRED ALLAMANI
Futboll Klub Kukësi njofton se Alfred Allamani është trajneri i ri i skuadrës sonë pasi ka firmosur kontratën për dy sezone e gjysmë.
Allamani e njeh mirë ambientin e klubit tonë, pasi sezonin e shkuar ishte edhe në rolin e zëvendës trajnerit.
Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje dhe suksese Allamanit në drejtimin e skuadrës.
