
Emiliano Cela
Në finalen e Superkupës së Shqipërisë u konfirmua se Emiljano Çela do të bashkohej me ekipin e Besës së Kavajës duke zënë vendin e Mirel Josës si trajner.
Tashmë ka ardhur dhe konfirmimi nga Kukësi për largimin e teknikut 39-vjeçar.
“Futboll Klub Kukësi njofton se ka arritur marrëveshje me Klubin e Futbolli Besa, për kalimin e stafit teknik në skuadrën kavajase.
FK Kukësi falënderon trajnerin Emiljano Çela dhe ndihmës trajnerin Bekim Kuli për kontributin e dhënë te skuadra jonë.
FK Kukësi njofton se ditën e nesërme do të bëhet prezantimi i stafit të ri teknik.”, shkruhet në faqen zyrtare të Kukësit.
Poll