
Florenc Farruku
Pasi mbylli bashkëpunimin me lojtarë me peshë si Erisotel Koleci apo Maringlen Stana, Burreli tashmë ka nisur të merret me rinovimet. Ditën e sotme, klubi matjan ka njoftuar rinovimin e radhës.
Bëhet fjalë për Florenc Farrukun. Qendërsulmuesi 23 vjeçar do të vazhdojë që të jetë pjesë e “mbretërorëve”. Farruku ka vendosur të rinovojë me Burrelin, me ekipin matjan që siguron një lojtar të cilit mund t’i besojë golat.
“Zyrtare: Klubi Futboll Burreli njofton se Florenci rinovon kontratën me klubin Matjan. I urojmë suksese goladorit të ekipit”, shkruan Burreli në njoftimin e bërë në rrjetet sociale.
View this post on Instagram
Poll