Ditën e djeshme, klubi i Luftëtarit bëri publike largimin e trajnerit Besmir Shabani, ndërsa ata nuk kanë humbur kohë dhe sot prezantuan trajnerin e ri, fjala është për Bledar Devolli.
Trajneri në fjalë dha dorëheqjen së fundmi nga ekipi i Kukësit, pas mungesës së rezultateve te verilindorët. Luftëtari nuk ndodhet në një situatë aspak të mirë në Kategorinë e Parë, vendi i parafundit në tabelë me 10 pikë pas 11 javësh.
Në përshkrimin e prezantimit të Devollit, skuadra bluzi beson te kapërcimi i këtij moment të keq. Edhe pse është 47 vjeç, Bledar Devolli ka eksperiencë të rëndësishme në futbollin shqiptar dhe atë të Kosovës, duke nisur me Dinamon, Turbinën, Drenicën, Luzi United, Kukësin, Ilirinë e Fushë-Krujës, Lirinë e Teutën.
