Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

ZYRTARE/ Burreli siguron golat, matjanët prezantojnë sulmuesin e ri

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Burreli siguron golat, matjanët prezantojnë sulmuesin e ri
Luciano Uran

Burreli vazhdon përforcimet në këtë merkato. Matjanët kanë transferuar një sulmues, duke shtuar kështu konkurencën në repartin e avancuar.

Luciano Uran do të mbajë veshur fanellën e Burrelit për sezonin e ri. 25-vjeçari i është bashkuar skuadrës në stërvitje, duke nisur menjëherë aventurën e tij me matjanët.

“Zyrtare | Luciano Uran i bashkohet ekipit tonë

Klubi ynë ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e sulmuesit uruguaian Luciano Uran, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri. 25-vjeçari vjen me një eksperiencë të pasur në kampionate të ndryshme dhe cilësi të spikatura në repartin ofensiv.

I shpejtë, teknik dhe me ndjesi të lartë për golin, Luciano ka fituar menjëherë besimin e stafit dhe është kthyer në një nga pikat më të forta të ekipit. Me përkushtimin dhe profesionalizmin e tij, ai pritet të luajë një rol kyç në objektivat e këtij sezoni.

Mirësevjen Luciano Uran – sulmuesi ynë i ri nga Uruguai!”, ka shkruar klubi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF BURRELI ???????? (@mbreteroret)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga