Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

ZYRTARE/ Autori i 17 golave, Vora njofton largimin e liderit të ekipit

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Autori i 17 golave, Vora njofton largimin e liderit të ekipit
Vora

Jasmin Raboshta nuk do të jetë më pjesë e Vorës. Golashënuesi më i mirë i ekipit, ka mbyllur bashkëpunimin ditën e sotme, duke u larguar për një aventurë të re. Njoftimin për “divorcin” mes palëve e ka bërë të ditur vetë klubi i Vorës.

“Faleminderit Jasmin Raboshta.

FK Vora njofton largimin e lojtarit Jasmin Raboshta. Lojtari dhe klubi kanë shtrënguar duart në fundin e këtij rrugëtimi, shprehim mirënjohjen për kontributin e lojtarit dhe punën e tij të palodhur.

Faleminderit për emocionet e panumërta sa herë ke tundur rrjetën”, shkruan Vora.

Sulmuesi, Raboshta mbyll kështu një aventurë 2-vjeçare me ekipin e vorës. 34-vjeçari ia doli që të shënonte plot 17 gola me fanellën e Vorës, duke qenë kryegolashënuesi i ekipit. Pritet të shihet se si do ta menaxhojë të ardhmen e tij, Jasmin Raboshta.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FK VORA (@fk_vora)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga