
Fotomontazh/ Arbitrat e ndeshjes
Besa dhe Pogradeci do të përballen ditën e sotme për të luajtur ndeshjen finale të “play-off” të Kategorisë së Parë. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, do të startojë në orën 17:00.
Tashmë FSHF ka vendosur edhe për grupin e arbitrave që do të vendosin drejtësi në këtë duel. Më poshtë do të njiheni me gjyqtarin kryesor, asistentët e tij dhe arbitrat e dhomës së VAR-it.
Arbitër kryesor: Eldorjan Hamiti
Asistent 1: Ilir Tartaraj
Asistent 2: Erind Burgu
Arbitër i 4: Kreshnik Cjapi
Var: Olsid Ferataj
Avar: Silvio Dyrmishi
Poll