Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

VIDEO/ Çudira shqiptare! Një gol i anuluar pa arsye dhe fusha e kthyer në “llucë”, lushnjarët largohen me pikëpyetje nga Fushë-Kruja

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Çudira shqiptare! Një gol i anuluar pa arsye dhe fusha e
Pamje nga goli i anuluar

Iliria e Fushë-Krujës dhe Lushnja u përballën sot në kuadër të javës së 22-të të Kategorisë së Parë. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Redi Maloku” përfundoi me shifrat 2-1, por mes shumë polemikave.

Një gol i lushnjarëve u anulua në minutën e 92-të të sfidës, duke mos dhënë një arsye konkrete. Kjo solli irritimin e kampit të Lushnjës, të cilët as vetë s’e kuptuan se pse ky gol u cilësua si i parregult, i cili do t’u jepte praktikisht 1 pikë, duke marrë parasysh që ishin sekondat e fundit të sfidës.

Megjithatë, ajo ç’ka vlen të theksohet në këtë sfidë është edhe fusha në gjendje të mjeruar e stadiumit “Redi Maloku”. Kanë mjaftuar “dy pika” shi, që fusha, e sidomos zonat e portierëve respektivë të kthehen në “llucë”.

Përsa i përket kampionatit, Lushnja mban vendin e 10-të me 20 pikë, ndërsa me 29 pikë, Iliria renditet e 6-ta. Megjithatë lushnjarët largohen nga Fushë-Kruja me shumë pikëpyetje, për golin e anuluar për faull "fantazmë".

Pamje nga goli i anuluar

Poll

Lexo gjithashtu