Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

VIDEO/ “Me sakrifica dhe vështirësi prekëm finalen, faleminderit kuksianë”, Kleandro LLeshi paralajmëron largimin?

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ “Me sakrifica dhe vështirësi prekëm finalen,
Kleadro Lleshi

Kukësi ka kaluar një nga sezonet më të vështirë në Superiore. Pas 12 vitesh plot sukses dhe histori në elitën e futbollit shqiptarë, verilindorët nuk ia dolën të mbijetojnë mes më të mirëve, duke rënë kështu në Kategorinë e Parë.

Shumë vuajtje dhe oshilacione për një nga ekipet më simpatike të viteve të fundit. Kategoria e Parë i pret dhe në Kukës shpresojnë që sa më shpejt të rikthehen në elitë. Një nga lojtarët që ka përjetuar me verilindorët gjithçka këtë sezon është Kleandro Lleshi.

Ky i fundit ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku tregon se mes vështirësive dhe sakrificës ia dolën të arrijnë në finale. Ndër të tjera nënvizoi se kanë përjetuar emocione të mëdha dhe se Kukësi shumë shpejt do të ngrihet.

Ai gjithashtu falenderon skuadrën dhe tifozët kuksianë për mbështetjen, duke ngritur kështu pikëpyetjen mbi të ardhmen e tij. Mbetet të presim ditët në vazhdim për të mësuar më shumë mbi të ardhmen e futbollistit.

“Se bashku, kaluam nje sezon shume te veshtire.

Se bashku, perjetuam emocione te medha.

Se bashku, sakrifikuam shume.

Se bashku, ne dite te mira dhe te veshtira.

Se bashku, me gjithe veshtiresite prekem finale.

Kukesi do ngrihet.

Faleminderit @fkkukesialbania

Faleminderit Kuksianë”, shkruan Lleshi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kleandro Lleshi (@kleandro_lleshi)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga