Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

E BUJSHME/ 2 milionë euro janë në mes, Juljan Shehu përfundon në “RADARËT” e kryeqytetasve të Superligës

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ 2 milionë euro janë në mes, Juljan Shehu
Juljan Shehu

Julian Shehu mund të ndryshojë kampionat gjatë merkatos së janarit. Kjo pasi tashmë për të ka interesime nga ekipe të tjera jashtë Polonisë.

Saktësisht mësohet se për të interesohet Panathinaikosit. Ekipi grek kërkon të përforcojë mesfushën dhe te shqiptari besojnë se do të “blindojnë” mesin e fushës. Aftësitë dhe talenti i tij kanë “çmendur” grekët, të cilët janë të gatshëm të bindin grekët për ta bërë të tyrin.

Por ekipi aktual i ish-it të Laçit, Widzew Lodz ka pretendime të larta financiare. 27-vjeçari ka kontratë me polakët deri në qershor të vitit 2028 dhe në këto kushte kanë në dorë edhe “fatet” e shqiptarit.

Saktësisht mësohet se kërkojnë 2 milionë euro për shërbimet e shqiptarit dhe mbetet të shihet nëse grekët do të pranojnë të paguajnë një shumë të tillë, apo do të dorëzohen para këtij fakti. Padiskutim që një kalim i mundshëm në Greqi do të ishte një trampolinë më e mirë për Shehun, i cili gjithashtu do të luante në një skuadër me emër dhe në arenën europiane.

Poll

Lexo gjithashtu