Duke qenë pretendent për ngjitjen në Superiore, Pogradeci sigurisht që pritet të lëvizë edhe në merkaton e janarit. Megjithatë, klubi liqenor ende nuk ka nisur asgjë.
Edhe pse nëpër media janë përfolur shumë emra dhe hyrje-dalje nga Pogradeci, vetë klubi i Kategorisë së Parë ka mohuar gjithçka. Ky sqarim ka ardhur nëpërmjet një “InstaStory”.
NJOFTIMI:
Gjatë ditëve të fundit kanë qarkulluar në disa portale dhe faqe të ndryshme lajme të pasakta dhe të pakonfirmuara në lidhje me afrimin e lojtarëve të rinj te KF Pogradeci. Për të shmangur keqinformimin e tifozëve dhe opinionit sportiv, sqarojmë se çdo vendim zyrtar, çdo afrim apo ndryshim në përbërjen e ekipit, do të bëhet publik vetëm përmes faqes sonë zyrtare dhe kanaleve tona zyrtare të komunikimit. Ju falenderojmë për mirëkuptimin dhe mbështetje!
