Artan Bano
Ka marrë fund “saga” për trajnerin e ri të Lushnjës. Burime për “Newsport.al” bëjnë me dije se trajneri i ri i lagunarëve do të jetë Artan Bano, i cili e ka drejtuar edhe më parë ekipin.
Bano fiton kështu “luftën” në distancë me Bledi Kadiun, pasi edhe ky i fundit po përflitej për pankinën e Lushnjës. Tekniku 59-vjeçar pritet të zyrtarizohet në krye të ekipit të Kategorisë së Parë nga momenti në moment.
Kujtojmë se Bano ka një karrierë interesante si trajner. Ai ka drejtuar ekipe si Tomori, Skrapari, Shkumbini, Egnatia, Butrinti dhe Besëlidhja. Ndërkohë që Lushnjën e ka drejtuar nga viti 2012 në vitin 2017.
View this post on Instagram
Poll
