Kastrioti
Pas 17 javësh të zhvilluara në Kategorinë e Parë, Kastrioti mban pozitën e 4-të me 24 pikë. Ekipi krutan gjatë këtij sezoni ka bërë një progres të jashtëzakonshëm.
E nisën Kategorinë e Parë pa fitore në 8 radhazi, ndërsa më pas erdhi ringritja, por problemet në mbrojtje vazhdojnë. Bilanci i golavarazhit është 22:25, pra -3.
E vështirë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe Evropë që të gjejmë një precedent të tillë, me një nisje katastrofale, më pas ringritja, për të vijuar me golavarazhin negative dhe tani pozicionohen të 4-të në tabelë.
Renditja aktuale i mundëson krutanëve shanset për ngjitjen në Superiore përmes fazës “play-off”.
Poll
