Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Roma futet në “valle” për titullin, Lecce e Ramadanit humb “busullën” në Serie A

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Roma futet në “valle” për titullin, Lecce e
Lecce - Roma

Janë mbyllur edhe dy sfidat e para të javës së 19-të të Seria A, duele këto të cilat dhanë në total 5 gola. Përballja e parë ishte ajo mes Pisa-s e Como-s, ndërsa e dyta ajo e Lecce-s me Romën.

Como bëri një "mrekulli" në  transfertë, kjo pasi ndeshja u mbyll me rezultatin, 3-0 në favor të tyre. Pjesa e parë e ndeshjes nuk rezervoi surpriza, por më ndryshe ajo e dyta. Në minutën e 68-të Caqueret shënoi golin e tij të parë dhe në të 76-të Dovikas dha një  goditje përsëri të saktë, duke u përkthyer në gol. Aq më bukur përfundoi ndeshja për “liqenorët” kjo pasi në minutën e 96-të Douvikas dhuron edhe golin e 3-të .

Sa i takon përballjes mes Lecce-s dhe Romës, sfida u mbyll me rezutatin 0-2 në  favor të ekipit të Gian Gasperinit. Loja nga ana e Romës nisi “vrullshëm”, pasi goli i parë u shënua në minutën e 14-të nga ana e Ferguson. Edhe pjesa e dytë  e lojë s u pë rkthye në  rezultat pozitiv pë r ekipin e Gasperinit pasi, Dovbyk shënon gol në minutë n e 71-të. Avancë kjo e cila nuk u konkurrua dot nga Lecce e Ylber Ramadanit, edhe pse ky i fundit ishte dhe titullar për sfidën e sotme. 

 

Poll

Lexo gjithashtu