Në nota perfeksioni ishte paraqitja e Pogradecit në duelin me Luftëtarit, në të cilin luajti në transfertë dhe arriti të merrte fitoren me një përmbysje rezulati. Ndeshja e cila ishte e vlefshme për javën e 17-të të kategorisë së parë, u mbyll me rezultatin 2 – 3 dhe dhuroi gola, spektakël e sigurisht shumë eufori.
Sukses të tilla të punës në grup sigurisht, që të bëjnë të krenohesh dhe këtë ka bërë edhe mbrojtësi i ekipit liqenor, Vangjel Zguro. Ky i fundit ka bërë një postim në rrjetin e tij social “Facebook”, në të cilën është një vidio ku i kushtohet 100% vëmendje, paraqitjes së denjë të shokëve tij teksa dominojnë pa "frikë" fushën e ekipit kundërshtar.
Postimi i Vangjel Zguros
