Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Vëmendja tek Kombëtarja, Lushnja zhvillon test miqësor kundër klubit nga Kategoria e Dytë

Shkruar nga NEWSPORT
Vëmendja tek Kombëtarja, Lushnja zhvillon test miqësor
Stadiumi "Tomori"

Tani jemi në kuadrin e ndeshjeve të kombëtareve dhe sytë janë fokusuar në ndeshjen e Shqipërisë. Mirëpo ekipet në vendin tonë vazhdojnë të stërviten dhe madje të zhvillojnë miqësore për të mbajtur tonin lart.

Lushnja zhvilloi një test përballë Tomorit të Beratit në Berat ditën e djeshme. Dy fqinjët u përballën për të qenë sa më të gatshëm me startimin e sfidave përsëri. Loja ka qenë e bukur edhe pse të dy klubet kanë aktivizuar më së shumti formacionet e dyta.

Forcat e sigurisë dhe ambulanca kanë munguar dhe kjo ka rënë në sy. Pavarësisht rëndësisë së ndeshjes, masat duhen mbarëvajtur pasi jeta e lojtarëve është e shnejtë. Edhe prania e tifozëve ka qenë e vakët pasi kaq enë ditë mesjave.

Lushnja arriti të mposht ekipin e Kategorisë së Dytë fal 3 golave. Olola vazhdon të shënojë dhe në ndeshje testi duke qenë konstant. Golat e tjerë u shënuan nga Majkëll dhe Kaçanolli në suksesin 3-1 që kënaq forcat verdhjeshile.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7