
Manfredas Ruzgis
Lituania u ndal në barazim mbrëmjen e djeshme ndaj Finlandës me shifrat 2-2 në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës. Një sfidë historike kjo për sulmuesin e Vorës, Manfredas Ruzgis.
28-vjeçari u rikthye të luajë një ndeshje për Kombëtaren e Lituanisë pas 8 vite e katër muajsh. Për aktivizimin e Ruzgis në pjesën e dytë të takimit të djeshëm, ka folur dhe trajneri i kombëtares së tij, Edgaras Jankauskas.
“Ruzgis është shumë profesionist, i gatshëm, i aftë për të sakrifikuar. Mendoj se pas kaq shumë vitesh, pas një numri pothuajse dyshifror operacionesh, ai mund të rikthehej në këtë formë dhe të dukej shumë mirë. Ruzgis ishte i fuqishëm për 25-30 minuta lojë”, u shpreh trajneri.
Poll