
Erzeni – Lushnja ishte ndeshja e fundit e javës së 18-të që u zhvillua ditën e djeshme. Duel ky që përfundoi me fitoren minimale të skuadrës lushnjare. Tashmë ekipet nuk kanë shumë kohë për të humbur, pasi sfidat e radhës janë prapa “dere", ku vetëm 3 ditë pas sfidave në Kupën e Shqipërisë, ekipet do të zbresin sërish në fushë.
Ndeshjet e javës së 19-të të Kategorisë së Parë do të luhen të ndara në 2 ditë, të shtunë dhe të dielë. Të shtunën do të luhet vetëm 1 ndeshje. Pogradeci dhe Flamurtari do të sfidohen mes tyre në orën 13:30, me kuqezinjtë që do të kenë rastin ideal për të rimarrë kreun përkohësisht.
Ndërkohë ditën e dielë do të luhen 5 ndeshjet e tjera, ku të gjitha takimet do të startojnë në të njëjtën orë, 13:30. Besa do të presë në shtëpi skuadrën e Erzenit, ndërsa Burreli do të luajë në transfertë ndaj Apolonisë.
Intetesante do të jetë sfida mes Kastriotit dhe Kukësit, teksa vëmendjen e merr edhe përballja mes Lushnjes dhe Vorës. Ndeshja e fundit do të jetë ajo mes Korabit dhe Valbonës.
