
Sokol Kiqina
Skënderbeu do të luajë sezonin e ri në Kategorinë e Parë. Korçarët kanë përforcuar sulmin në këtë merkato në mënyrë që të sigurojë “bomberin” për sezonin e ri.
Kështu mësohet se kanë firmosur Sokol Kiqina. Ky i fundit e mbylli sezonin me Ferronikelin dhe tashmë rikthehet sërish në Shqipëri.
Në të kaluarën ka mbajtur veshur fanellën e Erzenit, kur shijakasit luanin në Superiore. Ndërkohë tashmë Kiqina do të tentojë të lërë gjurmë te korçarët dhe të kthehet në liderin e repartit të avancuar.
Poll