Pogradeci ka fituar me rezultat minimal në shtëpi 1-0 përballë Apolonisë.” Liqenorët” i falen aftësive të Shkulakut dhe gabimit të Ndubuisi për të marrë 3 pikët.
Trajneri Samuel Nikaj i vendasve u ndëshkua për protesta me të kuq dhe u shpreh në intervistën e pas ndeshjes për ezultatin e Pogradecit.
“I lumtur që fituam sot kundër Apolonisë në shtëpi. Fati keq na ka përndjekur prej kohësh në këtë edicion. Qeleshi na u dëmtua që në fillim dhe është lojtar kyç si organizator. Po mundohemi me këta lojtar që kemi. Shkela fushën 2 metër më tutje, por nuk ofendova. Jemi vend të 4-të dhe jam i kënaqur. Gjyqtari referoi korrekt dhe kështu lloj arbitrash na duehn që të jemi në nivelin e Superiores. Ai e pa të arsueshme që të më jepte të verdhë dhe unë e respektoj vendimin e tij.”, u shpreh Nikaj.