
Flamurtari ka mbyllur përgatitjet për duelin me Pogradecin, takim i cili është programuar të zhvillohet në orën 13:30. Kuqezinjtë luajnë në transfertë, por pavarësisht kësaj kanë detyrim vetëm 3 pikët, si të vetmen rrugë për të mbajtur hapin e Vorës, me këto të fundit që mbajnë vendin e parë në tabelën e klasifikimit.
Andrea Agostinelli prej ditësh ka “thurë” planin anti-Pogradeci dhe për të nuk ka rezultuar aspak e lehtë. Kjo pasi ka mungesa të rëndësishme.
Italiani nuk do të mund të llogaritë shërbimet e Albi Allës dhe Bruno Telushi. Mungesë e sigurtë do të jetë edhe e Marku e Allmuca të cilët janë përplasur së bashku gjatë një dueli dhe janë dëmtuar. Ndërkohë për shkak të një viroze do të mungojë Cobian.