Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

RENDITJA/ Elbasani dhe Bylis në Superiore, Flamurtari dhe Vora sigurojnë “Play-Off”-in dhe Tomori zbret zyrtarisht në Kategorinë e Dytë

Shkruar nga NEWSPORT
RENDITJA/ Elbasani dhe Bylis në Superiore, Flamurtari dhe Vora
Kategoria e Parë

Jemi 4 javë para fundit të këtij sezoni në Kategorinë e Parë. Pas javës së 29-të janë vendosur edhe verdiktet e para në këtë kampionat.

Kështu Elbasani dhe Bylisi pas fitoreve respektive me Apoloninë dhe Korabin kanë siguruar zyrtarisht ngjitjen në Superiore për sezonin e ri 2024/2025. Të dyja ekipet aktualisht udhëheqin me 69 oikë elbasanasit dhe 2 pikë më pak kanë ballshiotët, të cilët mes tyre në 4 javët e mbetura do të luftojnë për titullin kampion të Kategorisë së Parë.

Përveç ekipeve që sigurojnë Superligën janë mësuar edhe dy skuadrat e para që kanë siguruar “Play-Off”-in. Kështu Flamurtari dhe Vora janë dy ekipoet e para që do të kenë mundësinë të tentojnë deri në fund ngjitjen në elitë. Vlonjatët fituan ndaj Vorës me shifrat 3-2.

Gjithashtu është mësuar edhe ekipi i parë që bie në Kategorinë e Dytë. Edhe pse Tomori arriti të fitonte ndaj Burrelit, sërish nuk ia del dot të qëndrojë në Kategorinë e Parë. Kështu në sezonin e ri do të luajë një kategori më poshtë.

Me 12 pikët e ndodhura ende në lojë, 7 ekipe do të përplasen “kokë më kokë” për të siguruar dy biletat e tjera të “Play-Off”, për të shpëtuar nga rënia dhe “Play-Out”.

RENDITJA/ Elbasani dhe Bylis në Superiore, Flamurtari dhe Vora
Renditja e Kategorisë së Parë pas javës së 29

 

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga