
Këtë fundjavë përveç Superiores, në fushë zbresin edhe ekipet e Kategorisë së Parë. Përballjet janë mjaft interesante, mirëpo dy prej tyre spikasin.
RTSH do të transmetojë falas për publikun dy prej takimeve më interesante të javës së parë të vitit 2025 në divizionin e dytë të futbollit shqiptar.
Televizoni publik sjell pa pagesë sfidën midis lideres së kampionatit Vorës dhe ekipit verior të Kastriotit. Përballja nis në orën 13:30 dhe vjen për këdo në kanalin RTSH 2.
Ndërkohë po në të njëjtën orë, por në stacionin RTSH Sport jepet një ballafaqim tejet delikat. Burreli i cili është në formë dhe synon të përçajë treshen kryesuese pret në shtëpi Besën.
Detaj interesant është fakti se nëpërmjet këtij transmetimi do të mund të ndiqet debutimi i Emiljano Çelës në stolin e kavajasve, pasi kujtojmë Mirel Josa u shkarkua nga verdhezinjtë pa u mbyllur viti i kaluar.