
Iliria
Iliria do të luajë një tjetër ndeshje të rëndësishme në kampionat. Ekipi nga Fushë-Kruja do të presë Kukësin për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 4-të të Kategorisë së Parë.
Një takim ku krutanët do të tentojnë fitoren e parë sezonale. Aktualisht mbajnë vendin e fundit me vetëm 1 pikë, duke zhgënjyer në këto javë të para.
Por pavarësisht rezultateve jot ë mira, tifozët gjithmonë kanë qenë afër skuadrës. Kështu klubi kërkon mbështetjen e tyre edhe ndaj Kukësit për të tentuar 3 pikët. Ky duel është parashikuar të luhet ditën e sotme në orën 16:00.

Poll