Pogradeci u përball në transfertë me Kastriotin, në një ndeshje të cilën e “dominuan” plotësisht, pasi dolën nga fusha me rezultatin 4-2.
Edhe pse rivalët kishin faktorin fushë, liqenorët nuk i ndikoi aspak madje iu dha edhe më shumë motiv që të tregonin anën e tyre më perfekte.
Aksionet e shpejta të Pogradecit, nuk kanë munguar pasi në 45-minutëshin e parë Vangjel Zguro dhe Mateo Shanaj preçiz në goditjet e tyre, i dhurojnë skuadrës 2 gola.
Paraqitja e mirë e gjithë skuadrës vijoi itensifikisht edhe në pjesën e dytë, pasi Pogradeci përmbys rezultatin dhe i “rrëmben” nga duart fatin e ndeshjes, kjo me Indio Oliveira dhe Vangjel Zguron të cilët shënojnë golat e avancës duke e çuar totalin në 4.
Një lojë e “egër” dhe kundërpërgjigje në fushë me shumë klas dhe përkushtim, ashtu siç vetëm "djemtë" e Emiljano Çelës dinë ta bëjnë.
