
Skuadra vendase ka në “xhep” barazimin, pasi edhe në rast se pas 90 minutave gjithçka është në baraspeshë, do të kalojn ënë fazën tjetër. Ndërkohë për Apoloninë bën punë vetëm fitorja, pasi barazimi për ta është si “humbje”.
Skuadra e Vorës kërkon që në një sfidë mjaft delikate si ndaj fierakëve të ketë edhe mbështetjen e tifozëve. Për këtë klubi ka bërë një postim ku iu bën thirrje të jenë sa më të shumtë në mbështetje të ekipit, pasi të gjithë së bashku do t’ia dalin të shkojnë drejt objektivit madhor.
“???? Mos harro, nesër, në orën 15:00 duhet të përkrahim skuadrën ndaj ftohen të gjithë qytetarët e Vorës së bashku me tifozerinë e mrekullueshme “Ultras Vora” dhe t’ju japim përkrahje dhe motiv shtesë djemve për fitoren. Së bashku do t’ja dalim!” Shihemi në shtëpi, nesër në orën 15:00, destinacioni i vetëm është "Stadiumi Vora". Të gjithë sëbashku drejt objektivit???????? #ForcaVora ????????”, thuhet në postim.
View this post on Instagram