Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Nis sot sezoni i ri në Kategorinë e Parë, 10 ekipe “përplasin brirët” për fitoren (NDESHJET)

Shkruar nga NEWSPORT
Nis sot sezoni i ri në Kategorinë e Parë, 10 ekipe
Kategoria e Pare

Jo vetëm Superiorja, ditën e sotme në fushë do të zbresin edhe ekipet e Kategorisë së Parë, duke nisur kështu sezonin e ri të kampionatit. Një sezon i cili pritet të jetë i luftuar dhe mjaft spektakolar, ku nuk do të mungojnë edhe rivaliteti dhe emocionet e bukura.

Kështu për ditën e sotme janë programuar të zhvillohen 5 ndeshje. Në orën 17:00 do të luhen paralelisht 4 sfida. Gjithçka do të nisë me duelet Iliria – Laçi, Kukësi – Apolonia, Luftëtari – Korabi dhe Besa – Kastrioti.

Ndërkohë në mbrëmje vëmendja do të jetë në Korçë, aty ku do të luhet në orën 20:00 përballja mes Skënderbeut dhe Burrelit. Duele mjaft të rëndësishme që marrin vëmendjen e tifozëve.

Nis sot sezoni i ri në Kategorinë e Parë, 10 ekipe
 

 

Poll

Lexo gjithashtu