Vora mposhti me rezultatin 1-0 Apoloninë. 1 gol i Kasallës mjaftoi për t'i dhënë 3-pikët e para ekipit, që pretendon të ngjitet në Superiore.
Pas ndeshjes foli trajneri i Vorës Arjan Bellai. Ky i fundit për RTSh Sport shprehu dhe njëherë që objektiv është Superliga.
"Jam i kënaqur vetëm nga rezultati pasi ndeshjet e para janë të vështira. Objektiv është Superliga. Pjesën e parë ishim mirë. Duhet të jemi më bashkëpunues para portës dhe mos tregohemi egoistë.
Presim deri me datën 31 për merkaton. Nëse nuk marrim, do vazhdojmë me këto. Ekipi është i kompletuar", u shpreh ndër të tjera Bellai.
Poll