Pogradeci nuk ia doli të merrte pikë në shtëpi përballë Burrelit. Vendasit u mposhtën 2-0 nga matjanët, teksa mbetën edhe me 9 lojtarë në fushën e lojës.
Mjaft i zhgënjyer ishte Ard Mema pas kësaj disfate. Timonieri i pogradecarëve u shpreh pas sfidës se kartoni i kuq i Kastratit vendosi fatet e kësaj përballjeje.
“Na gjeti në disekuilibër kartoni i parë. E fola dhe me çunat. Erdhi kartoni i dytë pastaj që nuk e mora vesh nga se.
Pastaj Burreli ishte ekipi që po udhëhiqte dhe nuk kishim çfarë të bënim. Në lojë në marrje dhe në pasime kemi bërë shumë gabime.
Mesfushorët gabuan më shumë se çdo gjë. Kartonat në ndeshjen e kaluar ishte një turp. Rasti i Kazim.
Ishte turp për mua. Ndoshta ndodhi dhe padashje.Nuk i kthehem kësaj ndeshje më. Çdo gjë që ndodhi, ndodhi.
Unë gjërat i prek në themel, prandaj na duhet kohë. Ka filluar të zbatohet ideja ime, por është fragmentare loja.
Duhet vazhdimësi, se ndryshe nuk sjell dot gjëra të mira. Goditjet standarte i kishim përgartitur, donim të fitonim përballë tifozerisë tonë. Kam dyshimet e mia për një rast dhe duhet t’a shoh në tv.”, u shpreh Mema.