
Ditmar Bicaj ka bërë një postim të gjatë në rrjetet sociale. Timonieri i Burrelit ka bërë analizën e gjthë sezonit me matjanët, ndërsa ka rikonfirmuar vetën në krye të këtij ekipi edhe për sezonin e ri.
36-vjeçari ia doli që në sezonin e tij të parë si trajner të bënte mjaft mirë, madje duke surprizuar jo pak. Trajneri lezhjan falenderon drejtuesit, stafin dhe lojtarët për mbështetjen, ndërsa u është shumë mirënjohës të gjithëve.
“Përshëndetje miq!
Do doja t’iu falenderoja të gjithëve për mbështetjen e madhe e të pakufishme në udhëtimin tim fantastik si trajner i ekipit të Burrelit.
Vendi i 4-të në Kategorinë e Parë ishte i paimagjinueshëm në fillim të këtij sezoni. Por bashkë ne arritëm këtë sukses të madh sepse djemtë, drejtuesit, stafi dhe tifozët u bënë një.
Burreli këtë vit shijoi futbollin, qytetin, entuziazmin, tifozët dhe krenarinë…
E shijova shumë edhe unë këtë stacion të parë të karrierës time, ku kuptova aoma më mirë që puna është pronari më korrekt dhe që nuk të lë pa paguar hakun e orëve të pamundërta…
Mirënjohje të gjithëve ju që më keni mbështetur në fillmin e në karrierë që mendoj se do të jetë shumë e gjatë, surprizuese dhe e ndershme.
Shihemi së shpejti në sezonin numër 2”, ka shkruar Bicaj.
Kujtojmë se Burreli pak ditë më parë përfundoi një sezon mjaft pozitiv në Kategorinë e Parë. Skuadra e udhëhequr nga Bicaj ia doli të siguronte “Play-Off”, teksa u renditën në vendin e 4-të në klasifikim.
Por fatkeqësisht rrugëtimi i tyre drejt Superiores u ndërpre nga ekipi i Pogradecit. Por pavarësisht kësaj në Burrel janë mjaft të kënaqur me skuadrën, ndërsa në javët në vazhdim pritet të bëhen nga drejtuesit edhe lëvizjet e para në merkato.
