Abiodoun pasi shënoi golin
Kanë përfunduar tre ndeshjet e para të javës së 4-t të Kategorisë së Parë. Në tre sfidat e ditës së sotme u shënuan në total 6 gola.
Burreli fitoi përballë Besës së Kavajës me shifrat 2-1. Golat për vendasit u shënuan nga Xhabrahimi dhe Da Silva Machado, ndërsa golin e vetëm për kavajasit e shënoi Danaj.
Në krahun tjetër, Laçi triumfoi në Peshkopi 1-0 përballë Korabit, me golat e shënuar nga Myrta dhe Nërguti. Ndërsa supersfida mes Pogradecit dhe Skënderbeut, 0-1 në favor të korçarëve.
Golin për “bardhekuqtë” e shënoi Abiodoun në “frymën e fundit”.
LIVE:
Pogradeci 0 – 1 Skënderbeu (Abiodoun 90+3)
90+3' GOL SKËNDERBEU! Shënon Abiodoun.
10' Rast i artë për Pogradecin, Dumfur largon mbi vijën fatale.
Laçi 2 – 0 Korabi (Myrta 39', Nërguti 90+2)
Burreli 2 – 1 Besa (Xhabrahimi 77', Machado 90+3' / Danaj 57')
Poll
