
Kukësi 1-2 Flamurtari
(Beshiraj 39'P / Oshafi 23', Diawara 48')
Flamurtari mposhti Kukësin pasditen e sotme në transfertën e vështirë verilindore duke mbyllur javën e 4-të të Kategorisë së Parë. Vlonjatët fituan me rezultatin 1-2 në ‘Kukës Arena’ në një ndeshje që prodhoi shumë raste për të dyja ekipet.
Kuqezinjtë kaluan të parët në avantazh me golin e Aldrit Oshafit në minutën e 23’, por u barazuam pak para mbylljes së fraksionit të parë nga Mario Beshiraj i cili përktheu në gol një 11-metërsh të fituar.
E dyta nisi më së miri për djemtë e Agostinellit të cilët rikthyen avantazhin falë një aksioni shumë të bukur dhe një supergol të mesfushorit Bangaly Diawara.
Flamurtari merr kështu 3 pikë të arta dhe fitoren e 3-të rradhazi duke i katapultuar në vendin e 2-të me Vorën në kuotën e 9 pikëve, 3 më pak se Besa ‘perfekte’. E kundërta për Kukësin që e bën atë fitoren e javës së parë të duket si një ‘iluzion’ teksa në 3 sfidat pasardhëse kanë marrë 0 pikë duke rënë në vendin e parafundit me vetëm 3 pikë.
Në javën e ardhshme, Kukësi sfidon Valbonën në transfertë, ndërsa Flamurtari pret Apoloninë në shtëpi.
Formacionet zyrtare:
Kukësi: Dervishaj, Sulçe, Lamellari, Jusuf, Beshiraj, Hasaj, Hilaj, Kapllanaj, Baji, Nasir, Metani. Trajner: E. Çela
Flamurtari: Frashëri, Bolanos, Pjeshka, Batha, Trashi, Oshafi, Marku, Dos Santos, Bangali, Atanda, Ememe. Trajner: A. Agostineli
GOLAT:
48' Gol Flamurtari: Bangaly Diawara
39' Gol Kukësi: Mario Beshiraj, penallti
23' Gol Flamurtari: Aldrit Oshafi