
Endrit Kastrati nuk do të jetë më pjesë e Burrelit për sezonin e ri. Mbrojtësit i ka përfunduar kontrata me skuadrën dhe në këtë mënyrë palët kanë vendosur të mos vazhdojnë me bashkëpunimin me styre.
Lajmin e ka zyrtarizuar vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Burreli e falenderon për kontributin e dhënë, ndërsa i uron suksese në karrierë. Kastrati largohet pas 2 vitesh. Në këtë sezon ka luajtur në 30 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola.
“Klub Futboll Burreli njofton se mbrojtesi Endrit Kastrati largohet si lojtar i lire nga klubi jone pasi ka mbaruar kontrata. E falenderojme per kontributin qe ka dhene ne keto dy sezone me klubin Kastrati ka qene pike kyçe per skuadren tone ku ka kontribuar me gola vendimtar me golat qe ka shenuar qe na ka thene shume pike te vlefshme.E falenderojme Kastratin per cdo kontribut qe ka dhene dia ishalla i ec mbare ne aventuren e re ????????????????????”, ka shkruar klubi i Burrelit.
View this post on Instagram