Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

"Mur" i pakalueshëm për sulmuesit e Pogradecit, "Lojtari i Ndeshjes" Ortelio Biba falenderon grupin: Të gjithë kanë meritë për sezonin

Shkruar nga NEWSPORT
"Mur" i pakalueshëm për sulmuesit e Pogradecit,
Portieri i Laçit, Ortelio Biba, pamje nga ndeshja

Laçi mori një fitore të rëndësishme në shtëpi duke mposhtur Pogradecin me rezultatin 2-0, në duelin e vlefshmëm për javën e 31-të në Kategorinë e Parë, verdikt që solli dhe rikthimin në Abissnet Superiore të kurbinasve sezonin e ardhshëm. Pas sfidës, ka folur dhe portieri i vendasve i cili u shpall dhe "Lojtari i Ndeshjes", Ortelio Biba.

“E para jam shumë i lumtur për arritjet e ekipit. Domethënë është pun, dedikimi dhe çunat treguan karakter në fushën e lojës. Shumë i lumtur për penalltinë, por është puna e ekipit dhe merita e të gjithëve.

Normalisht kemi bërë punën tonë, me analizat para ndeshjes dhe aty na çoi probabiliteti.

Si u ndjetë gjatë sezonit? Padyshim kemi patur dhe ndihmën e lojtarëve nga vjet që kanë luajtur në Superiore. Mendoj të gjithë pa përjashtim, edhe me ata që erdhën nga stoli dhe ata që kanë patur pak minuta kanë qenë deçiziv në të gjithë sezonin.

Se e zgjata shumë se nuk jam top emisionesh, thjesht nuk duhet t’i tregojmë shakatë në fushë", tha Biba. 

Poll

Lexo gjithashtu