Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

E KRYER/ Klubi nuk ia ofron rinovimin, ylli i ekipit largohet nga Real Madrid

Shkruar nga NEWSPORT
E KRYER/ Klubi nuk ia ofron rinovimin, ylli i ekipit largohet nga Real Madrid
Vinicius JR & Dani Carvajal

Real Madrid nuk e ka në plan që t’i ofrojë rinovimin e kontratës Dani Carvajal, as për një vit. Kështu, mbrojtësi i djathtë do të largohet nga “Los Blancos” në fund të sezonit, në kërkim të një aventure të re.

Në vitet e fundit, spanjolli ka vuajtur shumë nga dëmtimet, duke e lënë jashtë fushave. Madje, edhe momentalisht ai është jo i gatshëm duke shpresuar që të rikthehet në fushë për javën e fundit të kampionatit, për të dhënë lamtumirën në mënyrën e duhur.

34-vjeçari i cili ka mbajtur edhe shirtin si kapiten i parë, ka fituar një “mal” me trofe. Me Real Madrid ai ka fituar 6 herë Champions League, 4 tituj kampionë, 5 Superkupa Evrope, 2 Kupa të Spanjës dhe 4 Superkupa të Spanjës.

Kujtojmë se Carvajal është një “prodhim” i Real Madrid. Ai pati një shkëputje 1-vjeçare, kur u shit në vitin 2012 te Leverkusen për 5 milionë euro. Vetëm një vit më vonë, Real Madrid e ribleu për 6.5 milionë euro.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ???????????????? HERE WE GO ???? (@liveherewego)

Poll

Lexo gjithashtu