Kanë nisur 6 ndeshjet e Kategorisë së Parë, java e 32-të. Dueli më interesant në “letër” parashikohet Pogradeci – Skënderbeu, ndeshja e cila po zhvillohet në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”.
Laçi po “përplas brirët” me Kukësin në shtëpi, teksa mbetet gjithaçka e hapur për fazën “play-off” në takimin Besa – Korabi. Vlen të përmendim se kjo është java e parafundit në këtë ligë.
Skënderbeu dhe Laçi e kanë siguruar ngjitjen në Superiore për sezonin e ardhshëm, ndërsa nga shkalla e 3-të në të 6-të, do përcaktohet fituesi që do të duelojë me pozitën e 8-të në Superiore për një vend në elitën e futbollit shqiptar.
LIVE
Besa 1 – 1 Korabi (Hoxha 36'/T.Marku 56')
Burreli 1 – 0 Lushnja (Mensah 16')
Iliria 1 – 0 Apolonia (Jakubu 53')
Kastrioti 1 – 0 Luftëtari (Moses Ajine 25')
Laçi 1 - 1 Kukësi (Nerguti 62'/Abiodoun 32')
Pogradeci 0 – 1 Skënderbeu (Nasr 26')
26' - Nasr
