Është mbyllur sfida e fundit e javës së 3-të të Kategorisë së Parë, ajo mes Flamurtarit dhe Vorës. Ndeshja e zhvilluar në Vlorë, përfundoi me fitoren e pastër 3-0 të vendasve. Pas kësaj sfide, ka folur trajneri i Vorës, Arjan Bellai.
“Asgjë nuk shkoi mirë, pjesën e parë nuk ishim aspak mirë. U duk sikur ishim ndonjë klasë apo gjimnaz që kishim ardhur në Vlorë për të kaluar një pasdite të këndshme. Duhet të punojmë më shumë dhe të rrimë kokulur në ndëshjet që humbasim.
Flamurtari na mbuloi shumë mirë kur ne munduam të ndërtonim lojën nga mbrapa. Ky ishte problemi ynë kryesor në pjesën e parë dhe vendosëm që t’i zgjidhnin me topa të gjatë nga Ruçi”, tha Bellai.
Poll