Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Humbja me Vorën “lëkund” stolin e Agostinellit, Idrizi “ultimatum” italianit

Shkruar nga NEWSPORT
Humbja me Vorën “lëkund” stolin e Agostinellit, Idrizi
Flamurtari

Humbja me Vorën duket se ka shkaktuar “tërmet” në Vlorë. Disfata në transfertë nuk është pritur mirë nga vlonjatët dhe tashmë ka “lëkundur” stolin e Andrea Agostinellit.

Zbritja në vendin e 3-të në klasifikim dhe fakti që janë 2 pikë pas Vorës që kryeson ka “irrituar” drejtuesit me në krye Sinan Idrizin. Këto të fundit nuk tolerojmë më hapa fals dhe tashmë nga trajneri dhe skuadra kërkohet menjëherë reagim.

Saktësisht duhen 9 pikë në 3 ndeshjet e radhës që Agostinelli të jetë në krye të vlonjatëve edhe në vitin e ardhshëm, në të kundër gjërat do të ndryshojnë në Vlorë. Kështu Flamurtari do të presë Kukësin në shtëpi dhe më pas do të luajë në transfertë ndaj Apolonisë dhe Valbonës.

Sfida këto që do të vendosin  mbi fatet e skuadrës dhe të ardhmen e trajnerit italian në krye të kuqezinjve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga