
Fotomontazh/ Trajneri i Skënderbeut, Ernest Gjoka dhe trajneri i Pogradecit, Emiljano Çela
Pas largimit të Ard Memës, Pogradeci i besoi Emiljano Çelës “frerët” e ekipit, për të vazhduar më tej misionin "Superiore". Prezantimi u bë disa ditë më parë, teksa Çela duke se e ka marrë më pasion këtë post te “liqenorët”.
Madje, duket se trajneri 40-vjeçar ka mbështetjen edhe të homologëve të tij, të cilët i ka kundërshtarë në Kategorinë e Parë. Është trajneri i Skënderbeut, Ernest Gjoka, i cili ka harruar për një moment rivalitetin, duke uruar për detyrën e re Çelën.
“Urime trajner”, shkruan në koment trajneri Gjoka. Kujtojmë se me Ard Memën në krye, "liqenorë" u mposhtën 1-0 nga korçarët, teksa shihet nëse Çela do t'ia dalë përballë Ernest Gjokës.

Komenti i bërë nga Ernest Gjoka
Poll