Trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin e javës së 19-të të Kategorisë së Parë, bazuar në paraqitjet individuale të futbollistëve dhe ndikimin e tyre në rezultatet e skuadrave respektive. Formacioni është ndërtuar sipas skemës 1-4-2-3-1.
Në portë është përzgjedhur Klevis Hasanbelli i Laçit.
Mbrojtja përbëhet nga Vangjel Zguro i Pogradecit, Marjus Korreshi i Lushnjës, Serxhio Xhika i Korabit dhe Agan Mjaki i Laçit.
Në mesfushë janë përzgjedhur Mateo Shanaj i Pogradecit dhe Mikael Rakipaj i Apolonisë.
Vija sulmuese përbëhet nga Taulant Marku i Korabit, Klahos Zani i AF Luftëtarit dhe Aldi Gjumsi i Skënderbeut.
Në majë të sulmit është Mario Gjata i Skënderbeut.
Trajner i javës është përzgjedhur Ernest Gjoka i Skënderbeut, pas fitores 3-2 në transfertë të skuadrës së tij ndaj Besës.
