
Kategoria e Parë ditën e djeshme mbylli ndeshjet e javës së 5-të të saj. Rezultate të rëndësishme u morën nga skuadrat, duke ndryshuar edhe renditjen në klasifikim.
Këtë javë Besa e Mirel Josës nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 me Lushnjen, me kavajasit që bëjnë një hap “fals”. Tashmë Besa kryeson me 13 pikë, ndërsa ndjenë “presionin” e Flamurtarit dhe Vorës që vijnë nga mbrapa me 12 pikë. Vlonjatët fituan këtë javë ndaj Apolonisë, ndërsa ekipi i Vorës triumfoi kundër Korabit.
Lushnja pas barazimit me Besën mban vendin e 4-të me 8 pikë, po aq edhe Burreli që u mposht nga Kastrioti. Pikërisht Krutanët ngjiten në klasifikim dhe tashmë janë në vendin e 6-të me 7 pikë.
Kjo javë ishte pozitive për Pogradecin dhe Kukësin, ku të dyja ekipet u rikthyer te fitorja në kampionat pas disa ndeshjes. Kështu Pogradeci dhe Kukësi kanë nga 6 pikë dhe ndodhen përkatësisht në vendin e 7 dhe 8.
Me 5 pikë ndodhet Korabi në vendin e 9-të, ndërsa Apolonia ka 4 pikë, po aq sa Valbona. Erzeni as këtë javë nuk ia ka dalë të sigurojë pikë, duke u renditur i fundit me 0 pikë pas 5 javësh.
