
Arbiter anesor me flamur
Ditën e sotme në orën 15:00 do të luhen 2 ndeshjet e “Play-Off” të Kategorisë së Parë. Duele mjaft të rëndësishme që do të vendosin edhe për fatet e skuadrave në rrugën drejt Superiores.
Kështu vëmendja do të jetë në “Liri Ballabani” në Burrel, ku Burreli do të presë Pogradecin, ndërsa në “Niko Dovana” do të sfidohen mes tyre Besa dhe Apolonia. Tashmë Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur edhe për grupet arbitrave që do të gjykojnë në këtëo dy ndeshje.
ARBITRAT:
Besa-Apolonia
Arbitër kryesor:Ditmir Grimci
Asistent 1:Elvis Gjoka
Asistent 2:Jetmir Podgorica
Arbitër i 4:Indrit Myrtja
Burreli-Pogradeci
Arbitër kryesor:Erjon Bastari
Asistent 1:Rejdi Zajimi
Asistent 2:Feliks Kolleshi
Arbitër i 4:Dorjan Maletaj
Poll